29 August 2017

Një intervistë e mirë pune...


Më në fund të telefonuan. Tanimë ke një orar për intervistën…
Por cfarë duhet të mbash mënd?!
Me poshtë keni disa pika të rëndësishme për një intervistë të suksesshme.

VESHJA
Cfarë mendoni se do vihet re tek ju sapo të hyni në zyrë?!
Harroji ato pantallonat 100$. Harroje atë xhaketën si të Michael Jackson që nuk e ka njeri vec teje. Harro atë fustanin e bukur që bleve në milano. Haro dhe lëkurën alla Harley për të cilën lë kokën.

THJESHTË DHE PA EKZAGJËRIME.
Nëse ke vajtur për të filluar punë diku, vishu sipas kodit të veshjes që kërkon puna. Nëse po nisesh për një intervistë pune si kamarier, vishu thjeshte dhe me nje veshje praktike. Pantallonat si te Jay-Z mund te jenë shumë më të bukura se ato xhinset e thjeshta, por nëse të fusin në provë që ditën e parë, me ato pantallona e humbe punën. Nëse po shkon për një intervisteë pune si Infermiere, ai mini që të ka sjell I dashuri nga Spanja është shumë I bukur, por do të pengoj të vraposh për tek I sëmuri I rradhës.
P.S. Aksesori kryesor I një veshje ideale për një intervistë pune është BUZËQESHJA :)

TONI I ZËRIT
MOS BËRTIT. Shpesh për të treguar që jemi të vendosur dhe të sigurtë në vetvete fillojmë e bërtasim, por kjo lë impresionin e kundërt. Zakonisht vlerësohet dikush që flet me zë të bollshëm, tonalitet normal dhe fjalë të kuptueshme. Fjalët e thëna qartë dhe zëri që vjen I mbushur nga gjoksi I jep siguri personit që ke përballë.
P.S. Nëse flet si miza në qyp, je më keq se ata që bërtasin. 

PREZANTIMI
MOS GËNJE. Gjithkush do donte të kishte një CV WOOOW, por kur nuk e ke, më mirë mos e fry. Zakonisht personat që paguhen për burimet njerëzore, merren dhe me studimin e CV-ve pas largimit nga intervista (gjithnjë nëse ja ke mbushur mëndjen në intervistë), por kjo ndikon fare pak në vendimin e tyre mbi përshtypjen që ke lën tek ta.
Nëse gjatë “verefikimeve” ata zbulojnë që ke një CV të fryre dhe gjysmat I ke gënjeshtra, të rroftë rruga deri tek zyra për intervistën…

TREGOHU DIPLOMAT
Shpesh mund të t’bëhen pyetje për gjërat që ndoshta nuk I di. Ka 2 përgjigje shumë të gabuara në këtë rast.
1. NUK E DI. Nëse ti e pranon hapur që nuk e di dhe ksaj shprehje nuk I shton asgjë nga pas, e ke intervistën e humbur.
2. E DI. Të thuash se e di dicka kur në të vërtetë nuk di asgjë rreth saj, sado mashtrues I mirë të jesh, po flet përpara dikujt që është mësuar të mashtrohet, ndaj mos gënje.
ZGJIDHJA: Ke dëgjuar për fjalën DIPLOMACI (diplomatsi)?! Zgjidhja në këto raste është të tregohesh diplomat. Jep një rast kur ke punuar me dicka mbi të cilën nuk ja kishe haberin por ke mësuar shumë. Kyci është UNË MËSOJ SHPEJT
P.S. Por nëse ti je një person që nuk mëson dot shpejtë, gjej një mënyrë tjetër për të dal nga situata.

VETPËRMBAHU
Po. Vetpërmbahu. Intervistuesi mund të jet acarues. Ndonjëherë është pjesë e “lojës” për të testuar ty si do reagoje ndaj një situate në ambientet e punës. Ti ruaj qetësinë. Ironive ktheju butësisht (por mos rri si leshko se do mendojnë se je servil ose I leshtë)
P.S. Nëse je tip që nuk I duron dot kunjat, bën mirë të gjesh mënyrën si t’ja vësh në dukje që në fillim, gjatë prezantimit)

MOS U SERVILOS
Nëse je tip servili, mos shko fare për një intervistë të mirë pune. Për servilat nuk nxjerrin lajmërim pune. Por nxirr një lajmërim JAM SERVIL, DUA PUNË dhe do të plasi telefoni.
P.S. Mua mos guxo t’më marrësh -.-

22 August 2017

Si të fitosh një intervistë pune?!

Kur je I papunë dhe gjëja e vetme që kalon gjatë gjithë kohës në mëndje është pyetja KU TË GJEJ NJË PUNË, fillon dhe kërkon nëpër site punësimi për njoftime. Si gjithkush edhe ti mundohesh të “gjuash” njoftime të cilat I përshtaten profilit tënd, profesionit tënd, apo në rastin kur nuk je I specializuar në ndonjë fushë u ofrohesh gjërave që di të bësh. A keni menduar ndonjëherë PSE NUK MË MORI NË TELEFON PËR INTERVISTË?! Apo PSE NUK MË TELEFONOI KUR I LASH NUMRIN ATY?!
Epo le të themi se ka shumë faktorë të cilët pengojnë një punëmarrës t’ju telefonojë për një intervistë.
1.       Ti I le numrin?!
Le të flasim hapur. Po kërkon një punë apo po kërkon të dëgjosh zilen e telefonit?! Nëse po kërkon një punë, je ti ai I cili duhet të telefonosh, dërgosh një SMS apo të kontaktosh me ndonjë prej mënyrave të kontaktit. Dikush që kërkon të punësoj dikë, së pari do të shohi SA DËSHIRË KE TI TA KESH KËTË PUNË!... Nëse ti I lë një kontakt tek komentet apo thjesht I thua DI TA BËJ UNË KËTË, harroje se mund të t’kontaktoj. Atij I intereson një njeri që do të punojë, jo dikush që do të qetësoj ndërgjegjen e tij me frazën U PËRPOQA.

2.       I shkruajte por tu përgjigj ftohtë!
Mund të t’ket ndodhur që telefonatës tënde ti jen përgjigjur ftohtë ose me një mesazh fare të shkurtër të tipit PARAQITU PËR INTERVISTË NESER. Si fillim ai do jet punëmarrësi yt dhe jo vëllai yt. Nëse do sillej si “I shpis” me të gjithë ata që e kontaktojnë për punë, gjysma prej tyre do përpiqej ti merrte krahun  sapo ai ti jepte dorën. Ndaj mos prit ndonjë dashamirësi të madhe apo sjellje tepër familjare nga ai që pritet të jet punëdhënësi yt. Të paktën jo në kontaktin e parë.

3.       Pyetjet “terroorrizuese”
MOS! MOS! MOS!
Nëse e do atë vend pune, në kontaktin tënd të parë asnjëherë mos bëj pyetjen e parë SA ËSHTË RROGA! Sapo I krijove idenë se ti do ta bësh punën sa për të marr lekët.
Të gjithë punojmë për tu shpërblyer, kjo është e vërtetë, por asnjëherë nuk duhet të jet RROGA pyetja e parë, pasi krijon impaktin e dikujt I cili do largohej menjëherë nga puna sapo ti ofrohej një rrogë më e mirë, mundësisht edhe pa lajmëruar.
Të kërkosh punonjës TË ZOTË sot, është më e vështirë se dikur. Kërkon investim. Dikush I cili investon për të punësuar dikë, nuk e bën këtë se ka ca lek për të hedhur në kosh apo se I pëlqen të merret me këtë “sport”. Ndaj mos I krijo ketij dikujtit idenë e një materialisti pasi në rastin më të mirë përgjigja drejt teje do ishte MË VJEN KEQ POR AI VËND U ZU.
Unë personalisht në shumicën e rasteve nuk I përgjigjem fare mesazheve të cilat pyetjen e parë kanë SA ËSHTË RROGA…


E DO ATË INTERVISTË PUNE?! NISE KONTAKTIN TËND ME NJË PËRSHËNDETJE.
Cilado qoftë puna…
Marangozi më I mirë është ai që të uron se po merr një shtëpi të re, jo ai që të kujton sa po shpenzon për ta mobiluar… 

09 May 2015

Kumanova gjak e lot...


Kumanova po merr flakë,
e është lyer në lot e gjakë…
Sytë ju dalshin, t`ju bëhen shtatë,
janë tanët, SHQIPËTARË…

Kumanovës po i bejmë sehir,
e po ja ndjejmë klithmat në gji.
Pse o ne Ilirë të mjerë,
pse kaq poshtë emri t`na bjerë?

Kumanovës gjak e lot,
të gjitha po i shkojnë kot.
I kemi lënë vetëm në luftë
si një dele pa një tufë!

Kumanovën e përçamë,
për bythën në kolltuk rehat.
Ngrihuni o bythëthatë,
se I kemi në një gjak.



Dheuuuu
dheu po i ha SHQIPET TONA n`ato anë.
Dheu ngopet plot me gjak,
që dy korba të hanë rehat.

Kumanovës t`i ruajmë tymin?
Të strukemi si kurrë më parë?
KAPNI ARMËT MOR QYQARË,
TË SHKOJMË SA MË PARË,
I KEMI SHQIPËTARË.

Mos i shani për gjithë ç`bënë,
se sirrën syve ja u hodhnë.
Por faji m`i madh qe i ynë,
ja lam në dorë turqve të ndyrë.

C`rrijmë më e kuvendojmë?
Ata lartë s`po reagojnë!
Jemi popull kokëfortë,
Kumanovën ta clirojmë.

26 February 2015

Të kesh shije për cilësinë, do të thotë të kesh shije për jetën. - Zino Davidoff

Po sa dimë të zgjedhim ne?
Në një xhiro të shkurtër që mund të bëjmë në rrugët e kryeqytetit, do kuptojmë se jemi një popull I cili nuk e do aq shumë cilësinë!
Nëse vërejmë rrugët, janë të mbushura plotë e përplotë me gra e burra që shesin kundrejtë asnjë llojë kriteri higjenik. E çfarë I mban ata akoma në treg?! Mungesa e kulturës sonë mbi përzgjedhjen e cilësisë bëjnë që, përvecse këta shitës ambulant ti gjejmë kudo, por edhe të shtohen dita-ditës si kërmijtë pas vesës.
Zino Davidoff, një nga prodhuesit më të njohur në botë ka thënë një shprehje që cdokush duhet ta ketë në mendje:
“Të kesh shije për cilësinë, do te thotë të kesh shije për jetën.”
Ajo që duhet të bëjmë si qytetar të cilët e duan këtë vend është  TË TREGOHEMI TË KUJDESSHËM kur blejmë. Në këtë mënyrë shpëtojmë të ardhmen e këtij kombi, që janë fëmijët apo nipërit. Ata që do e kenë në dorë këtë vend.
KUJDES: Çdo qumësht I cili blihet në shishe plastike të pahigjenizuara, të përdorura më parë. Çdo peshk, mish apo perime që blihet në rrugë mes pluhurit është I dëmshëm për shëndetin. Në çdo product të paketuar që blini, kontrolloni datën e skadencës.
Kujdes nga ushqimet e pakontrolluara.
E kemi ne dorë vetë jetën tonë…