29 August 2017

Një intervistë e mirë pune...


Më në fund të telefonuan. Tanimë ke një orar për intervistën…
Por cfarë duhet të mbash mënd?!
Me poshtë keni disa pika të rëndësishme për një intervistë të suksesshme.

VESHJA
Cfarë mendoni se do vihet re tek ju sapo të hyni në zyrë?!
Harroji ato pantallonat 100$. Harroje atë xhaketën si të Michael Jackson që nuk e ka njeri vec teje. Harro atë fustanin e bukur që bleve në milano. Haro dhe lëkurën alla Harley për të cilën lë kokën.

THJESHTË DHE PA EKZAGJËRIME.
Nëse ke vajtur për të filluar punë diku, vishu sipas kodit të veshjes që kërkon puna. Nëse po nisesh për një intervistë pune si kamarier, vishu thjeshte dhe me nje veshje praktike. Pantallonat si te Jay-Z mund te jenë shumë më të bukura se ato xhinset e thjeshta, por nëse të fusin në provë që ditën e parë, me ato pantallona e humbe punën. Nëse po shkon për një intervisteë pune si Infermiere, ai mini që të ka sjell I dashuri nga Spanja është shumë I bukur, por do të pengoj të vraposh për tek I sëmuri I rradhës.
P.S. Aksesori kryesor I një veshje ideale për një intervistë pune është BUZËQESHJA :)

TONI I ZËRIT
MOS BËRTIT. Shpesh për të treguar që jemi të vendosur dhe të sigurtë në vetvete fillojmë e bërtasim, por kjo lë impresionin e kundërt. Zakonisht vlerësohet dikush që flet me zë të bollshëm, tonalitet normal dhe fjalë të kuptueshme. Fjalët e thëna qartë dhe zëri që vjen I mbushur nga gjoksi I jep siguri personit që ke përballë.
P.S. Nëse flet si miza në qyp, je më keq se ata që bërtasin. 

PREZANTIMI
MOS GËNJE. Gjithkush do donte të kishte një CV WOOOW, por kur nuk e ke, më mirë mos e fry. Zakonisht personat që paguhen për burimet njerëzore, merren dhe me studimin e CV-ve pas largimit nga intervista (gjithnjë nëse ja ke mbushur mëndjen në intervistë), por kjo ndikon fare pak në vendimin e tyre mbi përshtypjen që ke lën tek ta.
Nëse gjatë “verefikimeve” ata zbulojnë që ke një CV të fryre dhe gjysmat I ke gënjeshtra, të rroftë rruga deri tek zyra për intervistën…

TREGOHU DIPLOMAT
Shpesh mund të t’bëhen pyetje për gjërat që ndoshta nuk I di. Ka 2 përgjigje shumë të gabuara në këtë rast.
1. NUK E DI. Nëse ti e pranon hapur që nuk e di dhe ksaj shprehje nuk I shton asgjë nga pas, e ke intervistën e humbur.
2. E DI. Të thuash se e di dicka kur në të vërtetë nuk di asgjë rreth saj, sado mashtrues I mirë të jesh, po flet përpara dikujt që është mësuar të mashtrohet, ndaj mos gënje.
ZGJIDHJA: Ke dëgjuar për fjalën DIPLOMACI (diplomatsi)?! Zgjidhja në këto raste është të tregohesh diplomat. Jep një rast kur ke punuar me dicka mbi të cilën nuk ja kishe haberin por ke mësuar shumë. Kyci është UNË MËSOJ SHPEJT
P.S. Por nëse ti je një person që nuk mëson dot shpejtë, gjej një mënyrë tjetër për të dal nga situata.

VETPËRMBAHU
Po. Vetpërmbahu. Intervistuesi mund të jet acarues. Ndonjëherë është pjesë e “lojës” për të testuar ty si do reagoje ndaj një situate në ambientet e punës. Ti ruaj qetësinë. Ironive ktheju butësisht (por mos rri si leshko se do mendojnë se je servil ose I leshtë)
P.S. Nëse je tip që nuk I duron dot kunjat, bën mirë të gjesh mënyrën si t’ja vësh në dukje që në fillim, gjatë prezantimit)

MOS U SERVILOS
Nëse je tip servili, mos shko fare për një intervistë të mirë pune. Për servilat nuk nxjerrin lajmërim pune. Por nxirr një lajmërim JAM SERVIL, DUA PUNË dhe do të plasi telefoni.
P.S. Mua mos guxo t’më marrësh -.-

No comments:

Post a Comment