26 February 2015

Të kesh shije për cilësinë, do të thotë të kesh shije për jetën. - Zino Davidoff

Po sa dimë të zgjedhim ne?
Në një xhiro të shkurtër që mund të bëjmë në rrugët e kryeqytetit, do kuptojmë se jemi një popull I cili nuk e do aq shumë cilësinë!
Nëse vërejmë rrugët, janë të mbushura plotë e përplotë me gra e burra që shesin kundrejtë asnjë llojë kriteri higjenik. E çfarë I mban ata akoma në treg?! Mungesa e kulturës sonë mbi përzgjedhjen e cilësisë bëjnë që, përvecse këta shitës ambulant ti gjejmë kudo, por edhe të shtohen dita-ditës si kërmijtë pas vesës.
Zino Davidoff, një nga prodhuesit më të njohur në botë ka thënë një shprehje që cdokush duhet ta ketë në mendje:
“Të kesh shije për cilësinë, do te thotë të kesh shije për jetën.”
Ajo që duhet të bëjmë si qytetar të cilët e duan këtë vend është  TË TREGOHEMI TË KUJDESSHËM kur blejmë. Në këtë mënyrë shpëtojmë të ardhmen e këtij kombi, që janë fëmijët apo nipërit. Ata që do e kenë në dorë këtë vend.
KUJDES: Çdo qumësht I cili blihet në shishe plastike të pahigjenizuara, të përdorura më parë. Çdo peshk, mish apo perime që blihet në rrugë mes pluhurit është I dëmshëm për shëndetin. Në çdo product të paketuar që blini, kontrolloni datën e skadencës.
Kujdes nga ushqimet e pakontrolluara.
E kemi ne dorë vetë jetën tonë…

No comments:

Post a Comment