09 May 2015

Kumanova gjak e lot...


Kumanova po merr flakë,
e është lyer në lot e gjakë…
Sytë ju dalshin, t`ju bëhen shtatë,
janë tanët, SHQIPËTARË…

Kumanovës po i bejmë sehir,
e po ja ndjejmë klithmat në gji.
Pse o ne Ilirë të mjerë,
pse kaq poshtë emri t`na bjerë?

Kumanovës gjak e lot,
të gjitha po i shkojnë kot.
I kemi lënë vetëm në luftë
si një dele pa një tufë!

Kumanovën e përçamë,
për bythën në kolltuk rehat.
Ngrihuni o bythëthatë,
se I kemi në një gjak.



Dheuuuu
dheu po i ha SHQIPET TONA n`ato anë.
Dheu ngopet plot me gjak,
që dy korba të hanë rehat.

Kumanovës t`i ruajmë tymin?
Të strukemi si kurrë më parë?
KAPNI ARMËT MOR QYQARË,
TË SHKOJMË SA MË PARË,
I KEMI SHQIPËTARË.

Mos i shani për gjithë ç`bënë,
se sirrën syve ja u hodhnë.
Por faji m`i madh qe i ynë,
ja lam në dorë turqve të ndyrë.

C`rrijmë më e kuvendojmë?
Ata lartë s`po reagojnë!
Jemi popull kokëfortë,
Kumanovën ta clirojmë.

26 February 2015

Të kesh shije për cilësinë, do të thotë të kesh shije për jetën. - Zino Davidoff

Po sa dimë të zgjedhim ne?
Në një xhiro të shkurtër që mund të bëjmë në rrugët e kryeqytetit, do kuptojmë se jemi një popull I cili nuk e do aq shumë cilësinë!
Nëse vërejmë rrugët, janë të mbushura plotë e përplotë me gra e burra që shesin kundrejtë asnjë llojë kriteri higjenik. E çfarë I mban ata akoma në treg?! Mungesa e kulturës sonë mbi përzgjedhjen e cilësisë bëjnë që, përvecse këta shitës ambulant ti gjejmë kudo, por edhe të shtohen dita-ditës si kërmijtë pas vesës.
Zino Davidoff, një nga prodhuesit më të njohur në botë ka thënë një shprehje që cdokush duhet ta ketë në mendje:
“Të kesh shije për cilësinë, do te thotë të kesh shije për jetën.”
Ajo që duhet të bëjmë si qytetar të cilët e duan këtë vend është  TË TREGOHEMI TË KUJDESSHËM kur blejmë. Në këtë mënyrë shpëtojmë të ardhmen e këtij kombi, që janë fëmijët apo nipërit. Ata që do e kenë në dorë këtë vend.
KUJDES: Çdo qumësht I cili blihet në shishe plastike të pahigjenizuara, të përdorura më parë. Çdo peshk, mish apo perime që blihet në rrugë mes pluhurit është I dëmshëm për shëndetin. Në çdo product të paketuar që blini, kontrolloni datën e skadencës.
Kujdes nga ushqimet e pakontrolluara.
E kemi ne dorë vetë jetën tonë…